Italianët rrezik i vërtetë në timon: 42 mijë patenta të pezulluara në 2018

schedule20:20 - 11 Mars, 2019

schedule 20:20 - 11 Mars, 2019

Sipas të dhënave të fundit të policisë rrugore italiane, shoferët italianë rezultojnë më të rrezikshmit në Europë. Vetëm në vitin 2018 janë pezulluar 42 mijë patenta.

Celularët, drogat e lehta dhe alkoli përfaqësojnë problemet më të mëdha të shoferëve italianë. Në vitin 2018 janë pezulluar 42 mijë patenta dhe janë hequr më shumë se dy million pikë. Më të rrezikshmit në timon rezultojnë shoferët nga Lombardia, ndërsa më të kujdesshmit janë në Pulia. Por pavarësisht rritjes së numrit të aksidenteve rrugore, numri i viktimave shënon rënie në krahasim me 2017-ën.

Me 453.473 patrulla të policisë rrugore, janë regjistruar 1.878.255 shkelje të kodit rrugor. Por këto janë vetëm disa nga të dhënat e bilancit për vitin 2018 të aktivitetit të policisë rrugore.

Në vend të dytë pas Lombardisë për numrin e madh të patentave të pezulluara janë Lacio e Umbria, të ndjekura nga Piemonte e Val d’Aosta. /abcnews.al