Ngjarja horror në Devoll, flet hajduti që vrau nuse e vjehërr brenda banesës, pranon krimin

schedule16:28 - 5 Mars, 2022

schedule 16:28 - 5 Mars, 2022

Ali Zili është autori që vrau nuse e vjehërr në banesën e tyre në Devoll.

Abcnews.al mëson se autori është arrestuar dhe se është emër i njohur për policinë, pasi rezulton të jetë me precedent penal të mëparshëm. Ai ka pranuar krimin.

Sipas policisë dyshohet se autori 36-vjeçar, banues në fshatin Progër ka hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen.

Trupat e pajetë të Fatime Bamit 60 vjeç dhe të vjehrrës së saj Bukurie Bami 80 vjeç u gjetën në banesë mesditën e sotme rreth orës 15:15 nga kryeplaku i fshatit Progër të Devollit.

Trupat e tyre të pajeta dhe me shenja dhune në trup.

Lexo edhe: Vrasja e nuses dhe vjehrrës në Devoll, pamjet nga shtëpia “skenë krimi”, viktimat me shenja në trup e fytyrë

Njoftimi i policisë

Devoll/ Policia identifikon dhe kap në kohë rekord, autorin e dyshuar të vrasjes së dy shtetaseve në fshatin Progër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se në fshatin Progër, Devoll, ishin gjetur të pajeta dhe me shenja dhune në banesën e tyre shtetaset F. B., dhe B. B., menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm, veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. Z., 36 vjeç, banues në fshatin Progër.

Ky shtetas dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnbews.al/