Kategoria e Parë do të zbresë në fushën e blertë për të zhvilluar edhe sfidat e javës së 22-të. Ditën e sotme do të luhen 6 duele që do të kërkojnë fitoren për të vazhduar edhe në arritjen e objektivave.
Bylisi kryesues do të sfidojë Lushnjen në transfertë, ndërsa Erzeni i vendit të dytë përballet me Tërbunin.
Duele mbijetese mes Shkumbinin dhe Butrintit, Vorës dhe Besëlidhjes si dhe Burreli kundër Turbinës.
Sfidë direkt edhe për pjesën e sipërme të klasifikimit me Apoloninë që pret në “Loni Papuçiu” Besën. Ditën e hënë do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 22-të me Korabin që përballet me Pogradecin, ndërsa Maliqi sfidon Tomorin.
E shtunë
Java e 22-të / Ora 14:00
Erzeni-Tërbuni
Shkumbini-Butrinti
Apolonia-Besa
Vora-Besëlidhja
Lushnja-Bylis
Burreli-Turbina
E hënë / Ora 14:00
Korabi-Pogradeci
Maliqi-Tomori /f.a/abcnews.al

