Protestat pro-ruse në Serbi, Lleshaj: Fatkeqësi, defiçit i madh në arsyetim

schedule22:27 - 4 Mars, 2022

schedule 22:27 - 4 Mars, 2022

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, e ka cilësuar një fatkeqësi dhe defiçencë në arsyetim protestat pro ruse të mbajtura mbrëmjen e së premtes në Serbi.

I ftuar në ‘Ballkan’ në Abc të gazetares Linda Karadaku, Lleshaj tha se është një fatkeqësi të shohësh një qëndrim të tillë të Serbisë, edhe pse nuk është hera e parë që nga serbët ka reagime të tilla.

‘Është për të ardhur keq që vijnë lajme të tilla sado periferike të jenë se nuk besoj të jenë aq masive, por gjithsesi të shohësh skena të tilla në Beograd. Të dalësh jashtë kontekstit global do të thotë të kesh një defiçit të madh në arsyetim, do të thotë të jesh jashtë këtij planeti. Fatkeqësisht serbia nuk ka munguar të na efasojë historikisht me qendrime anakronike’, u shpreh Lleshaj./ Abcnews.al