Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ushtarët rusë u zunë pritë, gazetarët britanikë filmojnë gjithë skenën mes plumbave

schedule22:44 - 4 Mars, 2022

schedule 22:44 - 4 Mars, 2022

Që pas nisjes së luftës, në Ukrainë ndodhen tashmë ekipe gazetarësh nga thuajse e gjithë bota të cilët duke rrezikuar jetën e tyre, informojnë qytetarët direkt nga vendi i ngjarjes. Ndërsa raportonte nga Kievi, një ekip i Sky News është zënë në pritë nga një skuadër zbulimi diversante ruse në fillim të kësaj jave.

Video edited on ABC News Albania

Vetëm 30 km nga qendra e Kievit, një vend i qetë në fshat u bë shpejt një fushë beteje pasi makina me të cilën po udhëtonte grupi me pesë persona u bë objektiv i plumbave rusë.



“Më kujtohet se pyesja veten nëse vdekja do të ishte e dhimbshme,” shkruan korrespondenti Stuart Ramsay.

“Dhe më pas u godita në pjesën e poshtme të shpinës”.

Ekipi i gazetarëve, të cilët mundën që të shpëtonin, mundën ta filmonin të gjithë përplasjen. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!