NATO e shqetësuar: Rusia po përdor municione të ndaluara në Ukrainë

schedule15:03 - 4 Mars, 2022

schedule 15:03 - 4 Mars, 2022

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , tha se ka prova që Rusia po përdor municione të ndaluara për pushtimin e Ukrainës.

Në një konferencë gjatë fjalimit të tij në Samitin e ministrave të Jashtëm në Bruksel, Stoltenberg u tha gazetarëve se NATO ka parë se Rusia po përdor municione të ndaluara (cluster bombs), që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

“Ne kemi parë përdorimin e municioneve thërrmuese dhe kemi parë raporte për përdorimin e llojeve të tjera të armëve që do të ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha Stoltenberg.

Lexo edhe:A do të ndërhyjë NATO? Stoltenberg: Ditët e ardhshme, më të këqija për ukrainasit

Ai gjithashtu tha se aleanca ushtarake perëndimore nuk do të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe as do të dërgojë trupat e saj atje.

Megjithatë ai premton se NATO do ndihmojë Kievin në mënyra të tjera, duke i kërkuar sërish Presidentit Vladimir Putin që t’i japë fund pushtimit urgjentisht. /abcnews.al/