Ndërsa ushtria e Vladimir Putin po përparon në Kiev dhe raketat ruse po godasin qytetet e Ukrainës, Amerikës dhe aleatëve të saj u është kërkuar të ndërhyjnë. Më 28 shkurt, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përsëriti kërkesën e tij të mëparshme për Perëndimin që të bllokonte hapësirën ajrore të vendit.
Kërkesë, e cila vazhdon të përsëritet edhe sot nga presidenti dhe qytetarët e vendit. Ata i kanë kërkuar NATO-s të mbyllë hapësirën ajrore të vendit, një mënyrë për të shmangur sulmet ajrore ruse.
Rikujtojmë se zonat e ndalim-fluturimit parandalojnë një vend që të përdorë avionë luftarakë për të sulmuar objektivat ushtarakë ose civilët në terren.
KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë
Andreas Umland është një shkencëtar politik, i cili ka publikuar 5 hapa se si mund të bllokohet hapësira ajrore e Ukrainës pa pasur nevojë për ndërhyrjen e NATO-s apo Amerikës.
- Sigurohuni që disa nga aeroportet e Ukrainës Perëndimore që kanë mjaftueshëm instalime kundër ajrore të mund të përdoren.
- Dërgoni në aeroportet e Ukrainës, avionë luftarakë perëndimorë të dekompozuar si (F-14, F-15, F-16, F-18…)
- Jepuni nënshtetësinë ukrainase disa vullnetarëve veteranë të forcave ajrore perëndimore
- Dërgoni këta qytetarë ukrainas në aeroportet e sigurta të Ukrainës Perëndimore së bashku me avionët luftarakë që janë lyer me ngjyrat e flamurit ukrainas
- Dhe më pas jepuni të drejtën këtyre qytetarëve të fluturojnë nga aeroportet e Ukrainës Perëndimore mbi territorin e shtetit ukrainas.
Në këtë mënyrë nuk do të ketë më nëvojë për trupa të NATO-s në Ukrainë.
/abcnews.al