Në orën 07:45 të mëngjesit rreth 150 stacione radio në 25 vende të Europës kanë luajtur himnin kundër luftës të John Lennon-it “Give Peace a Chance”.
Drejtori i Përgjithshëm i Unionit Europian të Transmetuesve Noel Curran deklaroi: “Ne e dimë se gjatë historisë 100 vjeçare publik i është drejtuar mediave të shërbimit publik në kohë lufte për t’u informuar.
Kjo thirrje e fuqishme për paqe përmes një kënge ikonike do të prekë miliona dëgjues. Kjo është ajo që ne bëjmë. Jam krenar që i përkas një komuniteti që kur bota është e copëzuar, mund të krijojë momente për të bashkuar njerëzit”.