Ramadani: Më pëlqeu shpirti luftarak i lojtarëve, mund të kishim fituar

schedule16:06 - 3 Mars, 2022

schedule 16:06 - 3 Mars, 2022

Egnatia doli me një pikë nga transferta e Laçit, teksa takimi u mbyll me rrjeta të paprekura dhe për trajnerin e rrogozhonasve kjo është “fitore” për ta duke marrë parasysh se stadiumi i kurbinasve është një nga trasfertat më të vështira.

Pas ndeshjes Zekirija Ramadani u shpreh se rasti i humbur nga Pedro “dhemb” shumë, por gjithsesi është i kënaqur me shpirtin e garës që treguan lojtarët në fushën e lojës.

Barazimi: “Kjo ishte ndeshja e parë që kishim përballë Laçin, që ishte pak me probleme pas humbjes së fundit, sepse herë të tjera ka ardhur pas disa fitoreve dhe ishte thuajse e pamundur të merrnim pikë. Sot vendosën të dilnim në zonën e dytë dhe të tretë të Laçit të mos i linim shumë hapësira. Shpirti luftarak i yni ishte ne nivelin e duhur por edhe fati ishte në anën tonë, pasi të dalësh me pikë nga Laçi është shumë mirë. Gjithsesi nuk jemi plotësisht të lumtur, pasi Pedro humbi një super rast, por duhet të jemi të kënaqur.

Vuajtja te krahët: “Nuk është që nuk tentojmë, kjo është edhe meritë e kundërshtarëve që na bllokojnë shumë më tepër nga krahët. Pasi çdo skuadër bën analizën ku kemi pikën e fortë, do mundohemi që të mos jemi një ekip i lexueshëm dhe të ndryshojmë nga ndeshja në ndeshje për stilin e lojës.”

Sulmi: “Është e saktë, ajo duhet të ishte arma jonë kryesore sot, por Ademi kishte shqetësime dhe sot ka luajtur me vështirësi, vetëm Jacksoni ishte në gjendje të luante mirë.”

Shpërblime për barazimin: “Këtë ia lëmë presidentit, ne kemi një njeri që është shumë i rregullt në aspektin financiar. Pagat i marrim me datë 2 ose 3 dhe është gjë shumë e mirë, dëshira për të shpërblyer ekipin sigurisht që ekziston, megjithatë i takon presidentit.” /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!