“Po hedh në erë Evropën”, diplomati: Nëse lufta në Ukrainë zgjat, Putin do ndërsejë Dodikun

schedule12:11 - 3 Mars, 2022

schedule 12:11 - 3 Mars, 2022

Diplomati Islam Lauka nga studioja e “ABC Live”  ka deklaruar se nëse lufta në Ukrainë zgjat, presidenti rus Vladimir Putin mund të fusë në lojë edhe anëtarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik.

“Potencialisht unë e shoh më të kërcënuar Ballkanin se Balltikun. Sepse Balltiku ka tre shtete të vogla janë ato. Kanë atë minën me sahat se kanë pakica Ruse. Përderisa janë të 3 anëtare të Natos unë se shoh shumë kërcënuese situatën në Balltik. Nëse i ikën mendja, ajo që ndërmori në Ukrainë për një lojtar racional që llogarit kosot dhe fitimet, unë se kam përjashtuar ndërhyrjen në Ukrainë. Duke njohur kush është Putin asgjë nuk përjashtohet prej tij. Sidoqoftë Ballkani është pikë nevralgjike. Por edhe hallkë e dobët. Midis këtyre hallkave se shoh Kosovës si pikë të dobët. Se e ka KFOR-in aty. Kurse Bosnja kemi Dodik i cili është një vegël e Putin. Putini  ka ndihmuar dhe  ndihmon financiarisht, stërvit trupat. Unë kam frikë në rast se konflikti  zgjat në Ukrainë ai mund të ndërsejë Dodikun për të krijuar një problem  të madh për Evropën. Unë mendoj që ne duke nxjerrë mësim ku jemi sot është koha të denoncojmë nismën Ballkani i Hapur. Ajo është tezë ruse ballkani i ballkanasve, vendi që është dominues Serbia, po the Serbia ke thënë Rusia”.

Megjithatë diplomati tha se sheh më shumë të kërcënuar Ballkanin sesa Baltikun. Putin sipas tij është i paparashikueshëm pasi po hedh në erë sigurinë e Evropës.

“Në kuadër të kthjellimit të perëndimit, të esëllimit me u bë esëll se i ka pas zënë rakia. Pavarësisht tragjizmit të kësaj situate kjo ka një elemnt pozitiv, që na tregon se kemi  të bëjmë me një faktor shumë negativ që po hedh në erë sigurinë Europiane.  Një nga reflektimet e domosdoshme është që të pranojnë Kosovën. Tani që  po esëllohen a ta ndoshta na dëgjojnë më mirë. Po u pranua Kosova në Nato do jetë një ndihmë e jashtëzakonshme”, tha ai.

Për takimin e dytë mes Rusisë dhe Ukrainës për negociata, Lauka tha se është skeptik.

“Unë jam skeptik për të arritur ndonjë rezultat sepse të dy palët nuk janë të gatshme për të arritur marrëveshje. Ukraina në situatë të vështirë. Rusia më shumë për propagandë për të treguar që jam gati dhe për të biseduar. Por putin është nga ata lojtarë që nuk heq dorë nga objektivat e veta.Ai këto objektiva ia ka bërë të qartë Ukrainës”.

A ka qenë i unifikuar qëndrimi i vendeve të perëndimi? “Këtë radhë ka qenë por s’ka qenë kështu gjatë gjithë, jo vetëm që nga 2008 por që nga lufta e ftohtë. Perëndimi ka vuajtur nga disa iluzione të gabuara sikur ra muri i Berlinit mori fund lufta e ftohtë rivaliteti i fuqive të mëdha. Rusia është përgatitur për këtë ditë, Putin është i paparashikueshëm për ne dhe e ka ditur ku do të shkojë. Ai se ka pritur këtë reagim sepse perëndimi dhe Europa e patën mësuar atë me mosreagim. Dhe ky mori këtë masën tjetër drastike ndaj Ukrainës me shpresën se nuk do të reagonte në këtë mënyrë. Putin Ukrainës i ka thënë ti duhet të jesh  e pavarur aq sa them unë, në atë masë që them unë”, shtoi ai.

/abcnews.al