Ernest Mçi është rikthyer të jetë protagonist me skuadrën e Legian, ndërsa ka tundur rrjetën në ndeshjen e Kupës ndaj Leczna, takim që është mbyllur me shifrat 2-0.
Sulmuesi shqiptare u aktivizua në minutën e 57-të, ku Muçi arriti të shënonte gol në minutat e fundit të takimit, duke ia bërë të qartë trajnerit Vukovic se meriton një vend në formacionin titullarë. Menjëherë pas golit shqiptari ka falenderuar Zotin duke treguar qartë sesa çlirim është për të ky moment.
Muçi po kalon kohë të vështira te Legia pas dënimit nga trajneri serb Vukovic, teksa në disa raste ka qëndruar në stol dhe në një ndeshje nuk është grumbulluar, për ta dërguar në ekipin e dytë.
/f.a/abcnews.al