Arapi: Më shqetëson si e pësuam golin e dytë, e dimë problemin tonë

schedule19:39 - 2 Mars, 2022

schedule 19:39 - 2 Mars, 2022

Teuta u kthye te humbjet, pas fitores me Dinamon dhe barazimit me Kukësin. Durrsakët e pësuan kunsdër Tiranës, ndërkohë që trajneri Renato Arapi në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha:

“Nuk është mirë kur e nis ndeshjen me një gol të pësuar shpejt, më shqetëson goli i dytë se nuk kishim përqendrimin e duhur dhe e dinim se Tirana do të kërkonte sulmuesin me topin e gjatë. Më vjen keq se kishim punuar për këtë.

Patëm rast me Hebajn që nuk realizoi dhe ndoshta mund të ndryshonte rrjedhën e lojës. Nuk i heqim meritat lojtarëve të Tiranës, pasi ashtu kanë shënuar në të gjithë pjesën e madhe të kampionatit, por kishte neglizhim dhe menduam për sulmin.

Duhet të jemi të përqendruar deri në fund në pjesën e mbrojtjes. Ne e dimë ku e kemi problemin dhe do të punojmë për mbrojtjen, nuk mund të flasim për ekipin e vjetshëm se ishte diçka tjetër. Vetëm me punë mund të rregullojmë diçka”, u shpreh Arapi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!