Kandidati i Komisionit të Rithemelimit Bardh Spahia nga studioja e “Radrit Informativ” në Abc ka deklaruar se kundërshtari i vetëm në këto zgjedhje është kandidati i kryeministrit Edi Rama. Ai ju garantoi qytetarëve shkodranë se do të sigurojë që vota e tyre të jetë e lirë.
“Unë ju garantoj se ne do të bëjmë çmos të sigurojmë dhe garantojmë shprehjen e vullnetit të votuesve tanë. Ne do e garantojmë vullnetin e votuesve tanë të koalicionit të shtëpisë së lirisë. Objektivi ynë dhe kundërshtari jonë i vërtetë është Edi Rama. Mendoj se do jetë një vit i rëndësishëm në të cilin do të lëmë gjurmën tonë për mënyrën e qeverisjes edhe pse në nivel lokal”, tha ai.
Në 6 mars sipas Spahisë nuk janë vetëm zgjedhjet lokale, por më shumë zgjedhje politike ku do të përplasen disa modele.
“Unë e kam thënë se këto nuk janë vetëm zgjedhje lokale por janë zgjedhje tërësisht politike ku përplasen disa modele. Kemi modelin e Ramës me përfaqësuesin e tij. EË ka treguar me vepra se si e ka keqtrajtuar Shkodrën me një tendencë armiqësore. Kemi nga ana tjetër modelin e zgjedhur nga ish kryetari i PD. Nga ana tjetër kemi modelin e Shtëpisë së Lirisë që është model i një kandidati që për herë të parë ka kaluar disa filtra”, shtoi ai.
/abcnews.al