2 helikopterë “Cougar” të ushtrisë shqiptare janë nisur ditën e sotme drejt Polonisë.
Siç shihet në fotot e abcnews.al dy kamionë ku ndodhen helikopterët janë fotografuar në Kakavijë dhe fillimisht do të nisen drejt Greqisë, për të shkuar më pas në destinacionin final.

Ndonëse lufta në Ukrainë është në ditën e 7 dhe e gjithë bota i ka sytë drejt saj, nisja e helikopterëve shqiptarë në Poloni nuk ka lidhje me pushtimin rus. Abc mëson se helikopterët po shkojnë për remont në Poloni, një praktikë e zakonshme që ndiqet për mirëmbajtjen e tyre.
Itinerari për çuarjen e helikopterëve në remont nis nga Greqia me qëllim që transporti të bëhet vetëm përmes vendeve të BE-së. Rrugëtimi do vijojë më pas në Bullgari-Rumani-Hungari-Sllovaki-Poloni.
/abcnews.al

