Takimi i Ramës në Fier, përplasje mes protestuesve dhe policisë

schedule10:58 - 9 Mars, 2019

schedule 10:58 - 9 Mars, 2019

Në protestën e organizuar paraditen e sotme në Fier ka patur përplasje fizike mes mbështetësve të opozitës dhe forcave të policisë pranë vendit ku kryeministri Rama zhvilloi takimin e radhës për “Bashkinë që duam”. Gjatë përleshjes ka mbetur i plagosur me sende të forta një polic i FNSH.

Ky është momenti kur protestuesit tentuan të çanin kordonin e policisë.

Gjatë përplasjes fizike njeri prej pjesëmarrëseve në proteste goditi me sende te forta policin e FNSH , Aranit Karemani.

Me ndihmën e kolegeve ai u largua prej aty në drejtim të spitalit të Fierit për të kuruar plagët që mori në kokë.

Grupi hetimor do të analizojë provat dhe pamjet filmike për të vënë para përgjegjësisë autorët e sulmit ndaj punonjësit të rendit.

Ngjarja ndodhi paraditen e së shtunës.

Mbështetës të opozitës ishin grumbulluar përpara qendrës tregtare në Fier aty ku u zhvillua një takim i kryeministrit Rama .

Takimi me qytetaret fierake ishte ne kuadër te turit për “Bashkinë që duam”. Protestuesit mbanin parullat “Rama Ik”. Pasi qëndruan mbi një orë pranë qendrës tregtare simpatizantët e opozitës u shpërndanë. Ndërkohë policia kishte marrë masa të rrepta dhe kishte kryer kontrolle në të gjitha rrugët që të çonin drejt vendit ku Kryeministri Rama zhvilloi takimin e radhës në Fier.

Edhe ditën e premte Kryeministrit Rama u prit me protesta nga simpatizantët e opozitës të cilët herë pas here u përplasen fizikisht me forcat e policisë. Nga 45 persona të shoqëruar në komisariat , 4 u arrestuan kurse 41 u proceduan ne gjendje të lire.

Ndaj  të ndaluarve është ngritur akuza për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!