Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mesditën e së hënës zyrtarisht do u japë mandatin edhe gjashtë kandidatëve nga listat shumëemërore të PD-së dhe LSI-së. 3 prej tyre do të jenë nga lista e Partisë Demokratike, ndërsa 3 nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Në sallën e kuvendit pritet që në seancën e radhës pas mandatimit nga KQZ-ja të betohen Lefter Maliqi, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halili, Edlira Hyseni, Ediola Braha dhe Elda Hoti. Lefter Maliqi pritet të marrë mandatin ne vend të Astrit Veliajt të PD-së në qarkun e Beratit.
Ligoraq Karamelo, do të marrë mandatin e Klevis Balliut po nga PD-ja në qarkun e Korçës. Gent Strazimiri do të zëvendësohet në Kuvend nga Majlinda Halili, e cila do të jetë deputete e qarkut të Tiranës. Ndërsa Edlira Hyseni, pjesë e listës shumëemërore e LSI-së në qarkun e Durrësit do të zëvendësojë deputeten Nora Malaj.
Ediola Brahado të ulet në vendin e Viktor Tushajt nga LSI-ja, ndërsa Elda Hoti do të marrë mandatin e dorëzuar nga Vangjel Tavo. Pas mandatimit dhe betimit që do të bëjnë 6 deputetët e rinj, do të shkojë në 10 numri i deputeteve në Kuvend nga listat e opozitës. Javën e kalur mandatin e pranuan edhe katër emrat nga listat e LSI-së; Ylli Shehu, Enver Roshi, Edmond Rrushaj dhe Aurora Mara./abcnews.al

