Kryqi i Kuq në Fier nis mbledhjen e ndihmave për Ukrainën

schedule11:37 - 2 Mars, 2022

schedule 11:37 - 2 Mars, 2022

Në ditën e shtatë të luftës në Ukrainë prefektura e qarkut Fier në bashkëpunim edhe me degën e Kryqit të Kuq Fier janë sensibilizuar për të mbledhur një kontribut financiar.

Prefekti i qarkut të Fierit dhe Kryqi i Kuq i kanë bërë thirrje të gjithë institucioneve në qarkun Fier që të kontribuojnë në ndihmë të popullit ukrainas.

Në fjalën e tij prefekti Lefter Shehaj deklaroi se situata në Ukrainë ka prekur zemrat e të gjithë botës dhe në këto ditë të vështira për popullin ukrainas duhet solidaritet në mbështetje të tyre përballë luftës dhe agresionit rus. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!