Koreja e Jugut do të ndalojë transaksionet financiare me shtatë banka të mëdha ruse dhe filialet e tyre si pjesë e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë. Ministria e Financave e Koresë së Jugut publikoi të martën një plan të detajuar mbi sanksionet pas konsultimit me Departamentin e Thesarit të SHBA-së.
Shtatë bankat ruse janë Sberbank, VEB, PSB, VTB, Otkritie, Sovcom dhe Novikom raporton gazetarja Gawon Bae e “CNN”. Ministria “rekomandoi fuqimisht” institucionet lokale publike dhe financiare të ndalonin investimet e tyre në obligacionet e qeverisë ruse të emetuara pas të mërkurës.
Koreja e Jugut gjithashtu do të bllokojë “menjëherë” bankat ruse nga sistemi global i pagesave SWIFT sapo Bashkimi Evropian të specifikojë planin e tij të detajuar, shtoi ministria. / abcnews.al