Çështja e teatrit, Çuli: Kam pasur disa momente të vështira

schedule22:08 - 8 Mars, 2019

schedule 22:08 - 8 Mars, 2019

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Provokacija”, ku tregoi disa nga momentet më të vështira në rrjetet sociale. Duke qenë se drejton institucionin artistik ai tha se bandat e rrjeteve sociale siç i quan kanë krijuar presion shumë të fortë mbi familjen e tij.

“Mbi të gjitha një presion, i cili ushtrohet ditë për ditë mbi familjen tënde se ai mund të vijë nga komuniteti artistik, mund të vijë nga rrugaçë. Unë kam pasur dy-tre momente të vështira në rrjetet sociale, ku në këto përballjet që ka lidhje me teatrin, ato që unë i quaj banda të rrjeteve sociale, kanë krijuar një presion shumë të fortë mbi familjen. Kjo nuk është një gjë shumë e thjeshtë për t’u kaluar aq më tepër për prindërit sepse unë si i thonë besoj se jemi në një pikë të përbashkët këtu se ne na është regjur lëkura, e njohim botën që prekim përditë, por prindi mbetet prind”, tha Çuli.

Ai e di se kush janë personat që e sulmojnë në rrjetet sociale dhe theksoi se ndodhin për shkak të interesave dhe politikës.

“Ndodh edhe në vende të tjera, por në Shqipëri agresiviteti është shumë. Aq më tepër kur në Shqipëri bandat e rrjeteve sociale janë të organizuara. Unë e di kush janë. Janë me frymëzime interesash që për dreq janë frymëzime politike. Frymëzime interesash që bashkohen me politikën”, nënvizoi drejtori i teatrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!