Në Shtetet e Bashkuara është tkurrur ndjeshëm krijimi i vendeve të reja të punës. Të dhënat zyrtare të verifikuara për muajin shkurt kanë nxjerrë bllof parashikimet e administratës Trump.
Ekonomia amerikane krijoi në shkurt numrin më të ulët të vendeve të punës në një vit e gjysmë, duke regjistruar një kuotë shumë më poshtë se parashikimet. Konkretisht, muajin e kaluar u krijuan vetëm 20 mijë vende të reja pune, shumë më pak se 180 mijë që ishin pritshmërisë e institucioneve. Bëhet fjalë për rritjen më të ulët që prej shtatorit 2017, kur punësimi u prek nga uraganet “Harvej” dhe “Irma”.
Sidoqoftë, rritja e vogël pason atë të lartë të regjistruar në janar, kur u verifikuan 311 mijë vende të reja. Për analistët, pritshmërisë për 180 mijë vende pune në muajin shkurt ishin shumë të larta për shkak se shifrat në fillim të vitit u dyfishuan pozicionet e punonjësve qeveritarë, të cilët pranuan edhe punë të dyta pas bllokadës së gjatë qeveritare. Sipas ekspertëve, pritshmërisë do të ishin më të respektueshme nëse shifra prej 180 mijë vendesh pune do të ishte për tremujorin e parë të vitit.
Treguesit e kërkesës për punë në Shtetet e Bashkuara janë dobësuar paksa, por jo aq sa të sugjerojnë se shifra e verifikuar në shkurt është indice e një trendi të ri. Të dhënat zyrtare tregojnë mes të tjerash se numri i personave që përfunduan punë me kohë të pjesshme ra me 225 mijë njësi. Për Zyrën Amerikane të Punës, kjo situatë reflekton pikërisht kthimin e punonjësve federalë, që u gjendën të pezulluar në janar për shkak të bllokadës federale. Shifrat zyrtare tregojnë gjithashtu se mesatarisht, fitimet e punonjësve u rritën me 3.4 për qind në bazë vjetore, nga 3.1 që ishin në muajin pasardhës; ndërsa papunësia ra në 3.8 nga 4 për qind që ishte në Janar./abcnews.al