Çelo Hoxha: Partia komuniste ushtroi pushtet për 50 vite ne mënyrë të paligjshme

schedule16:25 - 1 Mars, 2022

schedule 16:25 - 1 Mars, 2022

Shteti është kornizë ligjore, diktatura sipas studiuesit Çelo Hoxha funksionoi  në mënyrë të paligjshme për 50 vite. Hoxha përmes një studimi të hollësishëm botuar në revistën Memoria, organ i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit fakton paligjshmërinë e Partisë Komuniste. Hoxha thotë se është e rëndësishme që  të zhbëhet miti i krijuar artificialisht se gjatë diktaturës kishte shtet.

Më 1946 kuvendi popullor miratoi një ligj që lejonte krijimin e partive politike. Në bazë të këtij ligji, partitë duhej të regjistroheshin, Partia Komuniste nuk e bëri as këtë akt juridik thekson Çelo Hoxha.

Sipas studiuesit Byroja politike në mënyrë të jashtëligjshme, propozonte buxhete, shkarkonte dhe emëronte ministra. Në të njëjtën kohë edhe Sigurimi i Shtetit ishte i paligjshëm sipas Hoxhës.

Qëllimi kryesor i këtij studimi është zbardhja e krimeve e pasojave të komunizmit si dhe rrëzimi i mitit sikur asokohe shteti ishte shtet. /abcnews.al/