Vlorë, rritet me 400 lekë për kuintal çmimi i miellit. Tregtari në Shkodër: Vendimin e morën të mëdhenjtë

schedule16:19 - 1 Mars, 2022

schedule 16:19 - 1 Mars, 2022

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka nxitur rritjen abuzive të çmimit të miellit në shumë qytete të vendit.

Në Vlorë ky çmim për kuintal shkon në 400 lekë më shumë. Aktualisht një kuintal miell kushton 6500 lekë, nga 6100 lekë që kushtonte më parë.

Lavdosh Baraj një nga shitësit e miellit në këtë qytetet tregon se rritja është vënë re te ditët e fundit.

“Them se po arsyet janë se gruri ka qenë i shtrenjtë. Rritja e çmimit ka tre dite që e ndiejmë ne dhe mua ai miell mu rrit me katër lekë. Sot e kam marre me 65 lek”.  

Ai thotë se për shkak të panikut për luftë është rritur kërkesa për të blerë miell.

“Është shtuar pak tregtia, këto dite kemi shit shume. merr mendje që është vështirë, pas embargos së vendosur të gjesh grurë se ne e marrim nga Rusia”.

Në Shkodër, tregtarët e miellit thonë se kjo situatë pasigurie është shkaktuar nga vetë qytetarët që nxitojnë të shtojnë rezervat e miellit për 3-4 muajt e ardhshëm.

“Unë s’kam rrit gjë. Këta thonë që do i rrisim. Panikun po e bëjnë vet rritjen e po e bëjnë të medhenjtë dhe panikun e bën populli vet, o burra të blejmë miell”.

Shqipëria rreth 70% të grurit e importon nga Rusia.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!