Situata në Ukrainë, von der Leyen: Betejë midis sundimit të ligjit dhe armëve

schedule14:44 - 1 Mars, 2022

schedule 14:44 - 1 Mars, 2022

Presidentja e Komisionit Europian, e ka përshkuar situatën në Ukrainë si një betejë midis “sundimit të ligjit dhe armëve”, shkruan BBC

Ursula von der Leyen paralajmëroi se BE-ja nuk do ta pranojë kurrë pikëpamjen e Rusisë se Ukraina nuk është një shtet sovran dhe dënoi agresionin e Presidentit Putin. Ajo tha se ndërsa Moska  kërkonte të përçante komunitetin ndërkombëtar, në fakt ka bërë të kundërtën, pasi sipas saj Europa tani është më e bashkuar se kurrë.

BE-ja ka miratuar sanksionet më të ashpra kundër Rusisë, duke i shkaktuar një dëm kolosal ekonomisë ruse. Von der Leyen bëri gjithashtu një krahasim midis Putin dhe popullit rus.

“Ka një Rusi tjetër, përveç tankeve të Putinit, dhe ne i zgjasim dorën kësaj Rusie “, tha ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!