Banorja në Kiev refuzon të largohet: Mund të jetë rrezik më i madh

schedule14:14 - 1 Mars, 2022

schedule 14:14 - 1 Mars, 2022

Shumë qytetarë të Kievit ndihen të frikësuar për shkak të përparimit të forcave ruse drejt Kievit, por megjithatë shumë prej tyre kanë vendosur të mos ikin nga vendi i tyre. Një grua, Olesia Sira, tha se kishte vendosur të qëndronte në kryeqytet, shkruan BBC

Të gjithë thonë se ne do t’ju ndihmojmë, që të mos shqetësohemi. Se mund të “strehohemi” në një makinë, në një tren, se çdo vend është më i sigurt se të largohemi, pasi rrugës nuk i dihet se çfarë do të ndodhë.”

“Kam dëgjuar se disa njerëz janë qëlluar duke u përpjekur për tu larguar nga Kievi. Kështu që unë nuk mund të rrezikoj”.

Olesia tha se ndihej më e sigurt në shtëpinë e saj, se sa të largohej në një vend tjetër. Por qytetarja është shprehur optimiste se sa e fortë ishte ushtria ukrainase dhe se sa të bashkuar ishin njerëzit.

“Çdo ukrainas është i gatshëm të ndihmojë në çfarëdo mënyre që mundet. Kjo më bën të kuptoj se ne jemi më të fortë se kurrë”, deklaroi ajo.

/abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!