Zelensky akuzon Rusinë për krime lufte: Askush në botë nuk do t’ju falë për vrasjen e njerëzve të pafajshëm

schedule23:21 - 28 Shkurt, 2022

schedule 23:21 - 28 Shkurt, 2022

Në një fjalim të kësaj të hëne, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se në pesë ditë, 56 sulme me raketa dhe 113 raketa lundrimi u lëshuan në Ukrainë nga forcat ruse.

Ai shtoi, se Rusia ka qëlluar brutalisht edhe mbi civilë.

“Sot, forcat ruse qëlluan brutalisht mbi Kharkiv nga artileria reaktiv. Ishte padyshim një krim lufte.”tha Zelensky.

“Kharkovi është një qytet paqësor, ka zona banimi paqësore, nuk ka objekte ushtarake. Dhjetra rrëfime të dëshmitarëve okularë vërtetojnë se kjo nuk është një breshëri e vetme dhe e rreme, por shkatërrim i qëllimshëm, krim ndaj njerëzve: rusët e dinin se ku po qëllonin.”

“Do të ketë patjetër një gjykatë ndërkombëtare për këtë krim – është një shkelje e të gjitha konventave. Askush në botë nuk do t’ju falë për vrasjen e njerëzve paqësorë ukrainas,” tha ai. /abcnews.al/