FOTO/ Tiziano Ferro dhe bashkëshorti prezantojnë për herë të parë dy fëmijët e tyre

schedule19:33 - 28 Shkurt, 2022

schedule 19:33 - 28 Shkurt, 2022

Këngëtari italian, Tiziano Ferro ka prezantuar për herë të parë familja e tij të bukur. Ai ka zgjedhur një foto bardh e zi për të prezantuar te ndjekësit tri dashuritë e tij të mëdha: bashkëshortin Victor dhe dy fëmijët e tyre, Margherita dhe Andres.

42 vjeçari thotë se ndihet njeriu më i lumtur në botë, por kërkon nga fansat dhe mediat, që të respektojnë privatësinë e fëmijëve të tij.

Sakaq, Tiziano i falenderon  të gjithë për dashurinë dhe mirëkuptimin që kanë treguar.

Dy telefonata më kanë bërë njeriun më të lumtur në botë. Të parën e mora para disa muajsh. Nga pas receptorit u dëgjua në zë: ‘Është vajzë’, kurse e dyta erdhi disa javë më vonë. Kësaj here ishte djalë. Jam bërë baba dhe dua t’ju njoh me dy mrekullitë tona, 9 dhe 4 muajsh. Margherita dhe Andres, jeta juaj sapo ka nisur dhe bashkë me të edhe e jona. Për mua dhe Victori-n, ky është një nder shumë i madh, një përvojë e jashtëzakonshme që do ta përballojmë me dashuri, vëmendje, butësi dhe përkushtim.

E kuptojmë dhe e pranojmë kuriozitetin që mbretëron rreth nesh, por ju kërkojmë të respektoni privatësinë e Margherita-s dhe Andres-it. Ne do të kujdesemi për fëmijët tanë, do t’i mbrojmë dhe do të ruajmë intimitetin e tyre. Do të jetë në dorën e tyre të vendosin “kur” dhe mbi të gjitha “nëse”, do të duan të ndajnë historinë e tyre. U takon të dinë të vërtetën përpara se kushdo tjetër, është një e drejtë e padiskutueshme.

Faleminderit për dashurinë dhe mirëkuptimin që keni treguar. Ju duam shumë! T, V, M, A”, ka shkruar Ferro, krahas imazhit të ëmbla./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tiziano Ferro (@tizianoferro)