Muzika shqiptare padyshim ka vlera, por ato duhen evidentuar, e ku më mirë se në auditorët e universitetit të arteve mund të bëhet kjo. Aleksandër Peçi ka marrë këtë inciativë ku përmes interpretimit dhe rrëfimeve të shpalosë krijmtarinë shqiptare, në fokus kësaj here ishte kompozitrori Feim Ibrahimi.
Me tingujt e Tokatos, interpretuar nga e bija e Feim Ibrahimit, Etrita nis shpalosja e veprës së kompozitorit shqiptar.
Kësaj herë pianodrom i ka dedikuar një vëmendje të veçantë thellimit mbi krijmtarinë shqiptare , jo vetem ne interpretim, por edhe zbërthim të veprave mes studentëve dhe pedagogëve. E bija e kompozitorit i cili nuk jeton më, thotë se nuk ka qenë e lehtë shmangia nga nostalgjia.
Krijimtaria e Feim Ibrahimit është e shumëllojshme, ka edhe vepra të papërfunduara, por e bija veçon një element të rëndësishëm, pasi me veprën De Profundis kompozuar gjatë qëndrimit të tij në Salcburg – ai shënon edhe krijimin e parë muzikës elektro-akustike dedikim për viktimat e komunizmit.
Feim Ibrahimi ka lindur (1935–1997), për meritat artistike, më 1989, shteti shqiptar i akordoi titullin Artist i Popullit. Ibrahimi ka fituar shumë nga çmimet e dikurshme kombëtare dhe ato të Koncerteve të majit (aktiviteti kryesor muzikor i përvitshëm që prej 1967-s). Ka fituar dy herë Çmimin e Republikës – çmimi më i rëndësishëm dhënë për veprimtari krijuese. Muzika e Ibrahimit shtrihet thuajse në të gjitha zhanret: miniatura instrumentale, muzikë filmash, muzikë dhome, koncerte për instrumente solo dhe orkestër, simfoni, balete dhe vepra vokale/abcnews.al
https://youtu.be/GFitjkX8DAk