Batalioni i dytë i Këmbësorisë së Forcave të Armatosura po tregon se është në lartësinë e duhur për t’u certifikuar nga Aleanca e NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot një video nga stërvitja që po kryen ky batalion, i cili është në prag të testimit nga NATO.
“Në prag të testimit nga NATO, batalioni i dytë i Këmbësorisë po tregon se është në lartësinë e duhur për t’u certifikuar nga Aleanca”, theksoi Peleshi.
Peleshi nënvizoi se, “trupat e këtij batalioni, të rinj dhe me përvojë, demonstruan aftësi mbresëlënëse operacionale, si në veprimet luftarake, ashtu edhe ato logjistike”.
Markeljana Çekrezi, komandante e togës logjistike, i është bashkuar Forcave të Armatosura, që në vitin 2018.
“Për mua është një eksperiencë e re. Duke qenë se jam rritur nga një familje ushtarakësh, jam rritur me uniformën dhe mendova që të sprovoja veten, të luftoja ose të jepja diçka për vendin tim”, shtoi ajo. /abcnews.al/