Pengimi i futjes në NATO shkak i luftës së Putin, fqinjët e Ukrainës të frikësuar, sa të sigurt janë?

schedule14:58 - 28 Shkurt, 2022

schedule 14:58 - 28 Shkurt, 2022

Sulmi i udhëheqësit rus Vladimir Putin në Ukrainë nisi si një përpjekje për të parandaluar anëtarësimin e Ukrainës në NATO, gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.

 “Por a janë të sigurta vendet përreth Rusisë dhe pjesë e NATO-s, dhe për sa kohë?”

Vendet e krahut lindor të NATO-s, në kufi me Ukrainën, janë të shqetësuara. Lituania shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, po ashtu Suedia e Finlanda edhe pse nuk janë anëtarë të NATO-s iu bashkuan samitit emergjent të aleancës javën e kaluar dhe SHBA-ja ka rritur numrin e trupave të saj në vende si Polonia.

“Disa polakë me të cilët kam folur pranë kufirit ndjehen të shqetësuar për sigurinë e tyre – por fokusi i tyre kryesor mbetet të ndihmojnë miqtë ose të afërmit ukrainas në anën tjetër, ose ata që kanë ikur këtu”, tha Cristina Onofras, raporton BBC.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!