A mund ta pengojnë Putin vetëm sanksionet?
BBC ka publikuar një analizë në lidhje me këtë çështje, e cila tashmë është kthye në shqetësim për mbarë botën.
“Kërcënimet e vazhdueshme ndaj Ukrainës dhe tani më lufta kundër Ukrainës kanë tronditur mbarë botën. Ne kemi parë ditët e fundit një ashpërsim të ngadaltë, por të sigurt të sanksioneve, kufizimeve, plus veprime nga vendet dhe organizatat në mbarë botën që janë të pashembullta.
Lexo edhe: Bisedimet me Rusinë, Ukraina kërkon ndihmën e Abramovich
Ndërsa Rusia pushtoi Ukrainën, një pjesë e parë e sanksioneve hyri në fuqi në një kryeqytet pas tjetrit. Sanksionet u mirëpritën nga ukrainasit, por u konsideruan gjithashtu të pamjaftueshme.
Dhe në të vërtetë, sankisonet nuk e ndryshuan mendjen e Vladimir Putinit. Perëndimi po zgjohet me vendosmërinë e Rusisë për të pushtuar Ukrainën. Disa sanksione do të duhen javë, madje edhe muaj për ti dhënë efektet e tyre në ekonominë e Rusisë,” shkruan BBC../abcnews.al/