Organizata bamirëse për të drejtat e njeriut tha se sulmi me raketa në një çerdhe dhe kopsht në qytetin Okhtyrka të premten mud të përbëjë një krim lufte, shkruan The Guardian
Amnesty tha se tre persona u vranë gjatë sulmit, duke përfshirë një fëmijë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Më shumë se 100 vende janë zotuar të mos përdorin armët sipas Konventës, duke përfshirë Britaninë e Madhe, por as Rusia dhe as Ukraina nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen.
Agnes Callamard, Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International, tha:
“Është turpëruese të sulmohet një çerdhe dhe kopsht fëmijësh ku civilët po kërkojnë strehë të sigurt. Kjo ngjarje duhet të hetohet si një krim lufte. Ndërsa kjo tragjedi njerëzore po shpaloset në Ukrainë, çdo person që kryen krime lufte duhet të mbajë përgjegjësitë përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC).
Është e domosdoshme që shtetet anëtare të OKB-së të shqyrtojnë urgjentisht se si të të mbledhin dhe të ruajnë provat e çdo krimi në Ukrainë, sipas ligjit ndërkombëtar.
Human Rights Watch tha se ka identifikuar gjithashtu shembuj të përdorimit municioneve.
/abcnews.al