Organizata e Kombeve të Bashkuara për refugjatë ka përditësuar bilancin e ukrainasve që janë larguar nga vendi që prej fillimit të sulmeve ruse më 24 shkurt.
Zyrtari i OKB-se shkruan në Twitter se 422 mijë ukrainas janë larguar nga vendi, duke u strehuar në vendet fqinje që kufizojnë me Ukrainën.
OKB i cilëson ukrainasit që janë larguar nga vendi refugjatë, shkruan BBC.
Lexo edhe: Delegacioni ukrainas mbërrin në kufirin me Bjellorusinë, negociatori rus jep sinjale pozitive
Ndërkohë më shumë se 100 mijë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës për të gjetur një vend më të sigurt./abcnews.al/