Aktin e ndërmarrë nga opozita për dorëzimin e mandateve, deputeti i PS-së Ulsi Manja e shikon si vetëvrasje politike. Ai më tej shton se ati opozita i kërkon qeverisë që t’i heqë litarin, por harron se kundërshtari politik të heq karrigen dhe jo litarin.
Ulsi Manja: Në rastin konkret pakica kërkon të marrë peng politikisht shumicën sepse dialogu në një sistem demokratik ka vendin e vet ku zhvillohet. Kjo që thotë opozita nuk lë shteg për dialog. Opozita i thotë shumicës qeverisëse e dalë nga zgjedhjet e viti 2017 i thotë ik ti, dhe nuk thotë ik ti si shumicë, të ikë lideri i shumicës pra Kryeministri i vendit dhe pastaj thotë me pjesën tjetër do shohim e do bëjmë ne. Do ulemi dhe do merremi vesh. Që këtu ne kemi të bëjmë me një opozitë joserioze. Në një “marrje koke erë” mund të themi nga pikëpamja politike vendosi të varë vetën politikisht tek pishat para parlamentit dhe tani i kërkon shumicës se pse nuk më pret litarin, ndërkohë që në rrafshin politik, kundërshtari politik të heq karrigen dhe nuk të pret litarin. Kjo është politika në demokraci. Është një vendimmarrje që e morën vetë. Tani venisin edhe ca kushte që nuk kanë lidhje me sistemin politik që kemi zgjedhur dhe ju i kërkoni zgjidhje shumicë, kur vetë opozita nuk është e qartë se çfarë kërkon. Dhe që në momentin që opozita merr përsipër të përcaktojë liderin politik të kundërshtarit që këtu kanë rënë bisedimet ka rënë dialogu.
Juli Xhokaxhi: Nuk ka përcaktuar lider politik, ka kërkuar të ikë Edi Rama, të krijohet një qeveri tranzitore, e cila do të riparojë sistemin, do bëjë reformën elektorale dhe do sjellë vendin në zgjedhje të përgjithshme, të rregullta, të ndershme, dhe pa blerje votash. Se kush i fiton këto zgjedhje këtë pastaj e vendos populli. Mund të jetë prapë Edi Rama ai që fiton, të paktën këtë kanë shprehur eksponentët e opozitës.
Ulsi Manja: Por si do ikë Edi Rama? Kush e lë Edi Ramën të ikë?
Juli Xhokaxhi: Si kush e lë?!
Ulsi Manja: Edi Rama në vitin 2017 në një proces të certifikuara zgjedhje të lira, demokratike dhe të të ndershme ka marrë një mazhorancë të plotë me 74 mandate. Janë qytetarët shqiptarë ata që i kanë thënë Ramës urdhëro mandatet dhe qeveris vendin. Tani në krahun tjetër një pakicë që shqiptarët vendosën që opozita të jetë pakicë dy vjet pasi u pranua zgjedhjet, pasi e pranuan rezultatin 7 : 1, dhe nuk paraqitën as ankesën më të vogël, një ditë të bukur pranvere thonë jo ne nuk i njohim më zgjedhjet se janë vjedhur. Po kush e thotë këtë që janë vjedhur?! E thotë dosja 339 dhe dosja 184./abcnews.al