Kuvendi i Kosovës ka miratuar platformën për dialogun me Serbinë dhe ligjin për kompetencat që i takojnë delegacionit që përfaqëson vendin. Sikurse kishte paralajmëruar, opozita e bojkotoi votimin duke e cilësuar platformën absurde. Ndërsa kryeministrin Haradinaj tha se ajo i bën kufijtë e Kosovës të paprekshëm.
Ndonëse u mbajt seancë e jashtëzakonshme për tu votuar platforma dhe projektligji për dialogun me Serbinë. të dyja këto nuk u hodhën fare në votim. Me tu mbyllur séanca e jashtëzakonshme menjëherë ka nisur punimet e seancës së rregullt plenare e që me propozim të deputetit Memli Krasniqit kanë hyrë si pika të rendit të ditës projektligji për dialogun dhe platforma të cilat kur u hodhën në votim morën votat e mjaftueshme të deputetëve.
Por gjatë seancës së jashtëzakonshme opozita kërkoi që fillimisht të hyjë në fuqi ligji për dialogun e pastaj të votohet platforma por jo të dyja në të njëjtën seancë. Pasi nuk u përkrahë kërkesa e LDK-së që të shtyhet për një ditë tjetër seanca e jashtëzakonshme deputetët e dy partive opozitare LDK-së dhe Vetëvendosjes braktisën atë. Me tu miratuar platforma ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës duke thënë se që prej fillimit të seancës ka pasur shkelje procedurale.
Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror për dialog Fatmir Limaj tha se tash udhërrëfyes në dialog me Serbinë do ta kenë këtë platformë. Miratimin e platformës e ka përshëndetur edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj. Sipas tij, me miratimin e kësaj platforme kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm./abcnews.al