Në një deklaratë me shkrim të shpërndarë për mediat, sekretari i përgjithshëm i socialistëve, Taulant Balla ka përsëritur akuzat ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha se ky i fundit po i mohon shqiptarëve dhe vetë antarësisë demokrate transparencën mbi, atë që quan, skandalin ku e ka futur këtë parti me firmosjen e kontratave të paligjshme me kompani lobingu amerikane.
Kreu i deputetëve socialistë, njëkohësisht ai që ka sulmuar më ashpër punën e Prokurorisë, e quan nisjen e hetimeve prej saj si një detyrim ligjor të këtij organi, por është vetë Lulzim Basha, sipas Taulant Ballës, ai i cili duhet të përgjigjet menjëherë mbi burimin e parave të paguara sipas këtyre kontratave.
Balla vijon deklaratën e tij me shtrimin e disa pyetjeve që në thelb kërkojnë përgjigje mbi burimin e financimit të kësaj partie, arsyeve për fshehjen, sipas tij, të kësaj veprimtarie ilegale.
Për Taulant Ballën, shifra 1 milion dollar e shpenzuar nga Partia Demokratike në emër të kryetarit të saj, përmes kontratave të lobimit të paguara përmes llogarive offshore, janë fakte që so të kishin tronditur ccdo parti politike në një vend demokratik./abcnews.al
https://youtu.be/1h2ThnaH_WI