Sot është dita e katërt që Rusia ka sulmuar Ukrainën dhe kjo ngjarje i ka prekur të gjithë. Duket se ky trishtim është reflektuar edhe në rrjetet sociale te të gjithë njerëzit, qofshin këta edhe figura të njohura publiku.
Së fundmi, modelja me famë botërore, Kendall Jenner, ka postuar në “Instastory” një video, ku dy ushtarë shihen duke u përshëndetur me partneret e tyre. Postimin e saj e ka shoqëruar edhe me disa zemra të thyera.
Mirëpo, ajo që vihet re është në sfond të videos është kënga e Ylli Limanit, “Vonë”.
“Edhe sonte po më mungon, pikëllimi sikur nata po më kaplon, ka ditë që sytë i mbaj në telefon…”, thuhet ndër të tjera në këngë./abcnews.al
View this post on Instagram