Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, Modric: Jam rritur në luftë, nuk ia uroj askujt!

schedule15:29 - 27 Shkurt, 2022

schedule 15:29 - 27 Shkurt, 2022

Edhe Luka Modric ka reaguar për situatën e ndodhur së fundmi mes Rusisë dhe Ukrainës. Lojtari i Real Madrid nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shpreson që sa më shpejt të ndalet lufta dhe të rikthehet paqja në botë.

Mesfushori i Real Madridit i ndien në lëkurën e tij ukrainasit pasi e kishte provuar edhe vetë një situatë të tillë në luftën që kishte ndodhur në ish-Jugosllavi.

“Jam rritur në luftë, gjatë luftës dhe nuk ia uroj këtë akujt. Ne duhet ta ndalim gjithsesi këtë marrësi, ku po vdesin njerëz të pafajshëm. Ne duam të jetojmë në paqe”, ka thënë futbollisti kroat.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!