Një banesë në fshatin Pojan të Maliqit është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.
ABC mëson se nuk ka pasoja në njerëz. Brenda shtëpisë jetonin dy të moshuar por fatmirësisht ata kanë arritur të dalin pa u dëmtuar, ndërkohë është arritur të izolohet dhe fiket zjarri duke mos lejuar përhapjen në banesat ngjitur.
Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. /abcnews.al