Kategoria e Parë ka katër ndeshjet e tjera në program, për javën e 21-të. Një ditë më parë Bylisi i vendit të parë nuk fali, ndërsa Korabi i vendit të tretë bëri një hap fals.
Sot në fushë zbret Erzeni, që nuk ka një ndeshje të lehtë. Shijakasit do tentojnë të ruajnë diferencën prej tre dy pikësh me Bylisin dhe nga ana tjetër të përforcojnë pozitat e tyre në vendin e dytë, pasi humbi Korabi.
Butrinti-Apoloni është një sfidë interesante e ditës së sotme, me fierakët që mund të shohin edhe nga vendi i tretë, por në Sarandë nuk do e kenë të lehtë. Tërbuni është i detyruar të mposhtë Maliqin, ndërsa Vora do mundohet të marrë pikë jetike kundër Besës së mesit të artë të tabelës. / abcnews.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 21
E diel, më 27 shkurt, ora 14:00
Butrinti-Apolonia
Tërbuni-Maliqi
Besa-Vora
Pogradeci-Erzeni
E shtunë, më 26 shkurt, ora 14:00
Tomori-Shkumbini 5-2
Turbina-Korabi 1-0
Bylisi-Burreli 1-0
Besëlidhja-Lushnja 2-2



