Allegri: Juventusi im tani di si të vuajë, jemi bërë ekip më kompakt

schedule09:28 - 27 Shkurt, 2022

schedule 09:28 - 27 Shkurt, 2022

Juventusi mposhti Empolin me rezultatin 3-2 një ditë më parë dhe trajneri Massimiliano Allegri për DAZN u shpreh: “Ishte e rëndësishme të fitonim, arritëm në kuotën e 50 pikëve dhe pse vinim nga shumë ndeshje të vështira. Empoli luan mirë dhe nuk ndalet kurrë. Nuk kishim forcë për të çuar rezultatin në 4-1, por ditëm të vuanim”.

“Vlahovic? Ai hyri mirë në ndeshje, dinte të punonte në zhvillimin e lojës, jam i kënaqur me të dhe gjithë ekipin. Bonucci kishte një shqetësim, De Sciglio ishte në pankinë, por nuk ishte stërvitur për tre ditë. Me këtë karakter, është e vështirë të mposhtemi”.

“Në fillim të sezonit morëm shumë goditje, tani ekipi është kompakt dhe e kuptojmë më mirë që ndeshjet zgjasin 95 minuta. Tani e kuptojmë që duhet të luajmë si ekip dhe të vuajmë”, tha Allegri mes të tjerash. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!