Australia: Do të ndihmojmë Ukrainën me pajisje ushtarake, gati të presim ata që largohen nga vendi

schedule08:12 - 27 Shkurt, 2022

schedule 08:12 - 27 Shkurt, 2022

Australia do të punojë me anëtarët e NATO-s për të furnizuar Ukrainën me pajisje ushtarake, u tha të dielën gazetarëve kryeministri i vendit Scott Morrison.

“Ne tashmë po ofrojmë mbështetje të konsiderueshme, sapo kam folur me ministrin e mbrojtjes dhe ne do të kërkojmë të ofrojmë çfarëdo mbështetje që mundemi për ndihmë përmes partnerëve tanë të NATO-s, veçanërisht Shteteve të Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar”, tha Morrison.

Sipas CNN Morrison tha gjithashtu se Australia ka përshpejtuar përpunimin e vizave për ukrainasit që kërkojnë të hyjnë në Australi dhe do të ofrojë më shumë ndihmë humanitare në të ardhmen e afërt, duke e cilësuar atë si një “prioritet kryesor”.

“Fokusi ynë është ajo që po ndodh në Ukrainë tani dhe do ofrojmë lehtësim të menjëhershëm për ata që do të kalojnë kufijtë pasi qindra mijëra njerëz po zhvendosen dhe komuniteti botëror do të punojë së bashku për të gjitha ato çështje. Por Australia do të jetë shumë e përgatitur për të pritur gjithnjë e më shumë dhe më shumë siç kemi bërë me Afganistanin”, tha Morrison.