Josipovic: Serbia jo në BE pa njohur pavarësinë e Kosovës

schedule14:07 - 25 Nëntor, 2017

schedule 14:07 - 25 Nëntor, 2017

Në një intervistë për mediat serbe, ish presidenti kroat Ivo Josipovic deklaroi se Serbia nuk mund të presë të anëtarësohet në Bashkimin Europian pa pranuar më parë pavarësinë e Kosovës.

Ivo Josipovic, ish-presidenti i Kroacisë deklaroi se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian pa njohur pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, ai foli për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë, por edhe për ato mes Kosovës e Serbisë. Sipas tij anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës do të nënkuptonte se Kosova nuk do të anëtarësohej asnjëherë në BE. Duke shtuar se një zvogëlim i tillë i projektit të një Evrope të bashkuar, për shumicën e anëtarëve aktualë të BE-së është i pranueshëm. Josipovic theksoi se shpresonte që të dyja vendet të ishin sa më parë pjesë e Bashkimit Europian./abcnews.al