LEZHË – Një 62-vjeçar është gjetur i vdekur në një kanal me ujë në Tale të Lezhës. Raportohet se viktima është Vasil Çekaj dhe dyshohet se ka gjetur vdekjen pasi ka rënë në ujë dhe për pasojë është mbytur.
Viktima është gjetur i pa jetë tek ura e Tales. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Lezhës ku do i nënshtrohet autopsisë. /abcnews.al/