Arapi: Më pëlqeu ekipi sot, më vjen keq që nuk morëm fitoren

schedule19:03 - 26 Shkurt, 2022

schedule 19:03 - 26 Shkurt, 2022

Teuta u ndëshkua në minutën e fundit nga Edi Basa, duke lënë 2 pikë në “Loro Boriçi” përballë Kukësit, në sfidën e javës së 22-të të Abissnet Superiores, e cila u mbyll 1-1.

Pas ndeshjes Renato Arapi, foli për barazimin, ndërsa i vjen keq që skuadra e tij nuk doli me 3 pikë nga sfida e sotme.

Barazimi: “Sigurisht më vjen keq edhe nga mënyra si e interpretuam ndeshjen sot më vjen keq, mund të kishim marrë më shumë.”

Loja: “Kemi punuar gjithë javën edhe me mbrojtjen, por nuk ia dolëm të merrnim fitoren. Megjithatë më pëlqeu ekipi sot, pasi i vendosëm në zbatim çfarë punuam gjatë javës”.

Ndryshim nga ndeshja me Dinamon: “Duhet të jemi më pragmatist më të përqendruar sepse ajo që humb fundin e ndeshjes është përqendrimi, ndryshe nga ndeshja me Dinamon, që kishim trysninë e pikëve, sot kishim më shumë përqendrim.”

Portieri Dema: “Jo vetëm portierin, por të gjithë lojtarët i përgëzova për ndeshjen e bërë.” /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!