Kievi është goditur mëngjesin e sotëm nga dy raketa. Por është e paqartë se cilat kanë qenë objektivat. shkruan BBC
Sipas qeverisë së qytetit të Kievit, një nga raketat goditi një ndërtesë banimi. Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje, por ende nuk dihet numri i viktimave, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko.
Sipas informacioneve, një nga raketat ka goditur një zonë afër aeroportit Zhuliany të kryeqytetit. Gjithashtu, autostrada Prospekt Peremohy afër qendrës së Kievit është shndërruar në një zonë lufte gjatë mbremjes, sipas një video të publikuar në mediat sociale.
Проспект перемоги зараз. Київ pic.twitter.com/KGQO3eKSqR
— Мілітарний (@mil_in_ua) February 26, 2022
Sipas raporteve të mediave, pamjet u regjistruan pranë stacionit të metrosë Beresteiska të kryeqytetit, vetëm 4 km nga ndërtesa ku ndodhet Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
/abcnews.al