Udinese “frenon” kuqezinjtë, Leao nuk mjafton për Milanin

schedule20:55 - 25 Shkurt, 2022

schedule 20:55 - 25 Shkurt, 2022

Milan nuk ka arritur dot të marrë fitoren përballë Udinezes, në sfidën e javës së 27-të të Seria A. Kjo sfidë u ndal në barazim 1-1 me skuadrat që ndajnë pikët, pikë kjo që i vlen më shumë Udineses se sa Milanit.

Kuqezinjtë e Piolit kaluan të parët në avantazh, me anë të Leao 29’, gol ky që ngriti në peshë gjithë “San Siro”. Një lojë jo shumë e mirë nga Milan, me barazimin që do vinte në minutën e 66 me Udogie.

Një barazim i merituar për skuadrën mike që arrin të “frenojë” Milanin, duke detyruar këta të fundit të bëjnë një tjetër “hap flas” në garën për titullin kampion në Seria A.

Aktualisht Milani mban vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 57 pikë, vetëm 3 pikë më shumë se Interi i cili do të luajë në orën 21:00 kundër Genos, ndërsa zikaltërtit kanë edhe një ndeshje mangut.

Ndërkohë nga ana tjetër Udinese ndodhet në vendin e 14-të me 26 pikë.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!