Kosovë, platforma për dialogun kalon për votim

schedule19:32 - 6 Mars, 2019

schedule 19:32 - 6 Mars, 2019

Me nismë të kryeministrit Haradinaj, Parlamenti i Kosovës do të votojë të enjten për platformën e bisedimeve me Serbinë. Ndërsa priten mungesa të deputetëve, LDK ka paralajmëruar votën kundër me argumentin se bëhet fjalë për një paketë absurde.

Nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për votimin e platformës për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Kosovës. Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme ishte e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj: “Kemi nevojë të marrim vendime nesër. Kryetari i Kuvendit do të ketë një udhëtim jashtë shtetit, ndaj do të kemi mungesë të disa deputeteve. Pra duhet përmbyllur nesër platforma dhe ligji”.

Por platforma nuk do të votohet nga opozita.

Abdullah Hoti: Sigurisht që jo. Është platforma më absurde që mund t’u prezantohet deputetëve”.

Platforma për dialogun është votuar sot nga komisioni për punë të jashtme në të cilën morën pjesë vetëm anëtarët e komisionit të mazhorancës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!