Presidenti Volodmyr Zelensky ka mbajtur fjalime të rregullta përpara kombit nga zyra e tij në Kiev, ku ka qëndruar pavarësisht përparimit rus në qytet.
Së fundmi ai u bër thirrje liderëve evropianë që të bëjnë më shumë për të trajtuar agresionin rus dhe të ftojnë Presidentin Putin të negociojë për të ndaluar luftimet.
Lexo edhe: Lufta në Ukrainë, Zelensky bisedon me Johnson: Kemi nevojë për mbështetjen e aleatëve tanë
Në një fjalim të mëparshëm, ai u tha ukrainasve se kishte frikë se ishte “objektivi numër një” për hakmarrjen ruse, raporton BBC. “Ata duan të dëmtojnë politikisht Ukrainën duke shkatërruar kreun e shtetit,” tha ai. /abcnews.al

