Filmi “Zgjoi” nuk di të ndalet me sukseset, shfaqet në kinemanë gjermane

schedule13:06 - 25 Shkurt, 2022

schedule 13:06 - 25 Shkurt, 2022

Sukseset nuk kanë të ndalur për filmin shqiptar “Zgjoi”. Pas fitores së 16 çmimeve ndërkombëtare dhe pjesëmarrjes në listën e ngushtë për nominim në Festivalin e Filmit Oscar, një tjetër arritje vjen për këtë film.

Mbrëmjen e djeshme, në kuadër të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, “Zgjoi” është shfaqur në Berlin.

“Historia e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe në të cilën u bazua filmi dhe interpretimi i shkëlqyer i aktores Yllka Gashi, preku të gjithë shikuesit e sidomos që shfaqja e këtij filmi përkoi në një ditë të rëndë në historinë e re të Evropës, përkatësisht të agresionit rus ndaj Ukrainës. Të pranishëm ishin përfaqësues nga institucionet gjermane dhe misionet e ndryshme diplomatike”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.

“Zgjoi” bazohet në historinë e vërtetë të Fahrije Hotit, një gruaje nga Kosova, e cila gjatë luftës së viteve 1998/99 u largua nga fshati Krushë e Madhe, bashkë me fëmijët e saj të vegjël.

Pas kthimit, bashkëshorti i saj ishte i zhdukur dhe me gjasë i vdekur, ndërsa ajo, atë botë 28 vjeçe pa asnjë mundësi për të mbajtur familjen.

Në përpjekjet për mbijetesë, nëna e një vajze tri vjeçe dhe një djali tre muajsh u bashkua me të vejat e tjera të fshatit dhe filluan të shisnin ajvar dhe turshi të bëra vetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!