Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar pas ngjarjeve të ndodhura në Ukrainë, ku ka zbarkuar ushtria ruse.
Çështja kryesore ishte ajo e finales së Champions League, që ishte programuar të luhej në Shën Petersburg.
Gazetari i AP, Rob Harris, shkruan se UEFA ka vendosur që finalja e kompeticionit më të madh për klube të organizohet në Paris.
Një tjetër vendim i marrë është që ekipet ruse dhe ukrainase në kompeticionet europiane do t’i luajnë ndeshjet në fusha asnjanëse, sikurse edhe kombëtaret e Rusise dhe Ukrainës./ abcnews.al
Breaking: Paris replaces St Petersburg as Champions League final host
— Rob Harris (@RobHarris) February 25, 2022